Destinacione

Çfarë mund të vizitoni në Pogradec?

03 Sep 2023 Pogradec

Pogradeci është perla e Liqenit që ndodhet në juglindje të Shqipërisë. Pogradeci shtrihet në një luginë 700 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet në perëndim nga malet, në jug dhe në lindje nga kodra të ulta. Sipërfaqja e përgjithshme është 725 km² dhe popullsia arrin në 61.530 banorë. Është zonë malore ndërkufitare.

Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga periudha Neolitike (6000 vjet para Krishtit). Në Pogradec gjenden 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës, që janë zyrtarisht të dokumentuara.

Pogradeci është një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë: industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e peshkimit, e përpunim drurit dhe të pijeve. Pogradeci është qyteti turistik buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit. Është i bukur jo vetëm prej natyrës, por edhe një qytet i lashtë e me tradita të hershme kulturore, artistike. Ai është qyteti i luleve, i verës, i peshkut të rrallë Koranit, që vështirë se gjendet tjetër kund, por edhe i mikpritjes. Një qytet "palcërisht shqiptar”, siç thotë Lasgushi i madh.    

Objektet e Trashëgimisë Kulturore të rëndësisë së veçantë që mund të vizitoni në Pogradec

  • Historik - Arkeologjik
  1. Kalaja e Pogradecit
  2. Kalaja e Blacës
  3. Kalaja në Zemçë
  4. Vendbanimi Prehistorik
  5. Rrënojat e Kishës Paleokristiane dhe Mozaikët
  6. Rrënojat e Kishës Bizantine Pranë Stacionit të Peshkimit
  • Turizmi i Kulturës, Trashëgimi - Arkitekturë
  1. Ura midis Fshatrave Jollë e Llëngë
  2. Ura në Golik
  3. Ura në Nicë
  4. Ura në Çezmë
  5. Ura në Zgallë
  6. Ura në Servetinë
  7. Ura e Terziut
  8. Mozaiku, Tushemisht
  9. Mozaiku i Linit
  10. Banesa e Arif Selaudin Biçokut, Dërdush
  11. Banesa e Vëllezërve Icka
  12. Banesa e Vëllezërve Kuçuku
  13. Banesa e Lasgush Poradecit
  14. Banesa e Kristaq Puçës
  15. Banesa e Rinko Guxhos
  16. Banesa e Sandri Qipros
  17. Banesa e Maro Mokrës
  • Objekte të tjera Kulturore, Trashëgimi - Arkitekturë
  • Burime të tjera Kulturore

     1. Gradishta          

     2. Shkëmbi i Qytetit, Shpella e Mokrës

Objekte kulti si:

  • Turizmi i Kulturës - Fetar
  1. Manastiri i Shën Marenës, Pogradec
  2. Kisha e Shën Mërisë, Pogradec

Objekte të tjera me rëndësi kulturore natyrore që mund të vizitohen janë:

  • Burime të tjera Natyrore

      1.  Guri i Kamjes

      2.  Mullarët e Gurtë, Trebinjë

      3. Fragment i Shkëputjes Tektonike të Grabenit të Ohrit Pogradec

      4. Mani i Shën Marenës, Llëngë

      5. Selvitë e Kishës, Pogradec

     6. Rrepet e Tushemishtit   

     7. Gurët Nusja dhe Dhëndri, Senisht

     8. Rrapi i Radokalit          

     9. Rrapi i Selcës së Sipërme

    10. Liqenet e Lukovës

  • Turizëm i Interesit të Veçantë - Speleologji

     1. Shpella e Memlishtit

     2. Shpella e Radokalit

     3. Shpella e Baribardhës

     4. Manastiri i Shën Marenës, Llëngë

     5. Shpella e Najazmezes, Tushemisht

  • Turizëm i Natyrës - Malor Sportiv

     1. Kanioni i Llënges

  • Turizizmi i Diellit dhe Detit

    1. Plazhi i Pogradecit

Fshatrat e Pogradecit        

Buçimas - Gurras, Tushemisht, Verdovë, Gështenjas, Rëmenj, Peshkëpi, Baçallëk.                       

Çërravë - Leshnicë, Pretushë, Blacë, Alarup, Grabovicë, Qershizë, Nishavec, Bletas, Kodras, Lumas.                                                                                                                                     

Dardhas - Dërdushë, Osnat, Lekas, Niçë, Grunja, Stërkanj, Prenisht, Stropckë.                            

Proptisht - Vërri, Rodokal i Sipërm, Rodokal i Poshtëm, Homezh, Golik, Selcë e Poshtme, Slabinjë, Somotinë, Krickovë, Slatinë, Baribardhë, Homcan, Zall-Torrë, Selishtë.                      

Trebinjë - Çezmë e Madhe, Çezmë e Vogël, Dunicë, Guri i Bardhë, Llëngë, Kalivaç, Hondisht, Selcë e Sipërme, Malinë, Podgozhan, Pevelan, Plenisht.                                                                           

  Udënisht - Memëlisht, Lin, Buqezë, Çervenakë, Piskupat.                                                                

 Velçan - Jollë, Shpellë, Bishicë, Losnik, Senisht, Laktesh, Buzarishtë.

Book your vacations