Kanioni i Llëngës ndodhet në afërsi të fshatit Llëngë, në zonën e Mokrës, Pogradec.
Kanioni emërtohet ndryshe si Gryka e Gurit. Pamja e tij të mahnit me bukurinë natyrore, me historinë dhe kulturën që mbart kjo zonë me potenciale dhe mundësi të mëdha për turizmin malor.
Kanioni është me gjatësi 1 km dhe me gjerësi 15-20 m.
Ai përbën një formë të rrallë e të bukur të relievit, me shpate vertikale dhe me lartësi 50-60 m.
Kanioni mbetet një destinacion për të gjithë ata vizitorë që janë dashamirës të natyrës dhe kanë dëshirë për të përjetuar aventuara të bukura.