Në jugperëndim të liqenit të Ohrit, nga kulmi i Kalasë së Pogradecit (shek i V dhe ti IV p.e.s), e në perëndim të një prej qyteteve më të bukura në Shqipëri Pogradecit, në një kodër 205 m mbi nivelin e liqenit gjenden rrënojat e Kalasë së Podradecit. Kjo kala iliro-shqiptare e hershme ka shërbyer si vendbanim për afro 1400 vjet, që nga shek i V p.e.s dhe ndërsa në shek e IV p.e.s pajiset me murre përreth.
Sipas identifikimit nga arkeologë dhe studiues në ilirishten e vjetër u quajt Enkelana.
Pamja që ofron pjesa më e lartë e kalasë është e jashtëzakonshme. Poshtë liqeni shkrihet ëmbël me qytetin, ndërsa nga pas gjelbërimi është ana tjetër e medaljes. Dukshëm, këtu ndërthuren bashkë natyra dhe historia.
Gjurmët më të hershme të banimit i përkasin shek. V p.e.s kur qyteti ka ekzistuar si një vendbanim i pafortifikuar. Në shek. IV p.e.s., ai pajiset me mure mbrojtëse dhe fillon të shërbejë si një qëndër e vogël qytetare, banorët e së cilës merreshin kryesisht me bujqësi, peshkim dhe zeje të ndryshme.
Kjo qendër kishte marrëdhënie edhe me vend banimet fqinje. Në gjysmën e dytë të shek. II p.e.s. gjatë luftërave iliro-romako-maqedonase, vendbanimi shkatërrohet nga një zjarr i fuqishëm, i cili mund të jetë shkaktuar gjatë ndonjë beteje mes forcave kundërshtare. Kjo konfirmohet edhe nga gërmimet arkeologjike, të cilat kanë evidentuar gjurmët e një shtrese hiri që i përket shtresës kulturore të shek. II p.e.
Pas luftërave banorët e ringritën vendbanimin, por nuk e rrethuan sërish me mure sepse gjatë kësaj periudhe, që përkon me periudhën Romake, territoret e pushtuara nga Roma, ku futej edhe rajoni i Pogradecit, përjetuan një epokë tre shekullore paqeje gjatë së cilës nuk ishte i nevojshëm fortifikimi i vendbanimit.
Fillimi i dyndjeve barbare në shek. IV solli nevojën e ringritjes së mureve rrethuese të cilat u ndërtuan mbi gjurmët e murit antik.
Ky fortifikim i ri i shërbeu banorëve deri në shek. IX kur vendbanimi u shkatërrua prej pushtuesve sllavë dhe u braktis përfundimisht nga banorët, të cilët shkuan të jetojnë në rrëzë të tij.
Sot rruga për në kala përdoret edhe për zhvillimin e garave me biçikleta malore. Veçanërisht shtegu 5 i Kalasë së Pogradecit është një shteg 523 m më pak i popullarizuar në shkretëtirën blu që ndodhet pranë Pogradecit. Ky është shtegu kryesor i biçikletave malore që mund të përdoret në të dy drejtimet dhe ka një vlerësim të përgjithshëm fizik të moderuar.
Kontakto
Adresa
Kalaja Pogradec, Kalasë, PogradecJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar