Kalaja e Blacës ndodhet në perëndim të fshatit me të njëjtin emër, në Pogradec. Kalaja ngrihet në majat e dy kodrave që ndahen nga njëra-tjetra, vetëm nga një lug i ngushtë. Këto kodra janë pjesë e një vargu të gjatë kodrash, me drejtim lindje-perëndim, të cilat krijojnë një kufi natyror midis fushës së Korçës dhe fushgropës së Pogradecit.
Kalaja i përket periudhës së Bronzit të vonë, rreth viteve 1500 - 1200 p.l.Krishtit. Ajo i përket periudhës së Bronzit të vonë, rreth viteve 1500 - 1200 p.l.Krishtit. Gjatë kësaj periudhe kalaja shtrihej në një hapësirë prej 15 ha dhe së bashku me dy akropolet ajo mbrohej nga një rrethim i veçantë. Gjithashtu edhe shpatet e kodrave mbroheshin nga rrethimi i jashtëm. Muret ishin të ndërtuar me gurë të papunuar dhe lidheshin në të thatë me njëri-tjetrin. Gjurmë më shumta banimi nga kërkimet e bëra, ka pasur në akropolin jugor.
Kërkimet e para për gjurmë banimi në këtë kala janë kryer në fund të viteve 60’ dhe një ekspeditë e mëvonshme kërkimore, në fillim të viteve 70’, ku u përcaktua më mirë karakteristikat e kalasë.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
WJ5W+9F8, Rruga e Kalasë, Pogradec, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar