Natyrë

Liqenet e Lukovës

Vlerësime 0

Liqenet e Lukovës ndodhen në pjesën jug-perëndimore të Pogradecit, në kufi me Gramshin. Të dy liqenet përrallore të Lukovës kanë sipërfaqe rreth 10 ha dhe janë me origjinë akullnajore. Liqeni më i madh është 1851 m mbi nivelin e detit, ndërsa i vogli 1795 m mbi nivelin e detit. Ata rrethohen nga një kurorë pyjesh të përzierë ahu dhe bredhi, me lartësi deri në 22 m dhe me diametër të trungut 30 cm.

Një pikë turistike shumë e bukur, me natyrë të larmishme në zonën pranë liqeneve ndodhet edhe Mokra e Poshtme, një fshat i bukur rrëze maleve. Në Pogradec krahas turizmit tradicional liqenor, po frekuentohet edhe turizmi malor. Mokra ka disa destinacione mjaft interesante për të apasionuarit e natyrës, të ecjeve dhe sportit të hiking etj.                                                                   

Duke ndjekur shtegun drejt liqeneve të Lukovës gjatë rrugës, ka përrenj që zbresin nga mali të cilat janë burime me ujë të ftohtë. Gjithashtu ka edhe disa zona të tjera ku mund të ndalesh si: Ura e Golikut, gjurmët e vjetra të rrugës “Egnatia” e shek.XVIII, apo edhe Varret Ilire të Selcës, që janë unikale në llojin e tyre dhe i përkasin shek.IV-III para Krishtit.Liqenet me bukuri mahnitëse të Lukovës mbeten një destinacion turistik shumë tërheqës dhe njëkohësisht çlodhës, për këto ditë të nxehta vere dhe jo vetëm.

Book your vacations

Adresa

W94W+48X, Bishnicë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose