Objekte Kulti

Ura e Golikut, Pogradec

Vlerësime 0

Ura e Golikut ndodhet mbi lumin Shkumbin në fshatin me të njëjtin emër Golik, 40 km larg nga Pogradeci. Ura është një vend arkeologjik, një vepër arti e rrugës së vjetër "Via Egnatia".

Ajo është e ndërtuar në shek.II dhe klasifikohet si monument kulture. Ura është me gjatësi 17 m, me gjerësi 3 m dhe lartësi 10 m. Përbëhet nga dy qemerë në formë gjysmërrethore ku midis tyre gjendet një dritare shkarkuese. Në kolonën midis dy harqeve, nga ana e ardhjes së ujit është ndërtuar një shporë.

Ndërtimi i urës është bërë me gurë të gdhendur, të mëdhenj dhe të punuar mirë, që struktura e saj të ishte më solide dhe më të fortë. Ura e Golikut është përdorur nga këmbësorët, karvanet për të kaluar lumin Shkumbin dhe vazhdon të jetë funkionale edhe sot.

 

Book your vacations

Adresa

Ura e Golikut, Pogradec 7301, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose