Objekte Kulti

Kisha e Shën Mërisë, Pogradec

Vlerësime 0

Kisha e Shën Mërisë ndodhet në qendër të Pogradecit. Ajo ndryshe nihet me emrin si kisha e “Fjetjes së Shën Marisë”. Kisha mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shek.XIX.

Për vendin ku do të ndërtohej kisha dhe për Shenjtin të cilit do t’i kushtohej  sipas gojëdhënave thuhet se: "Ishte ëndrra e një gruaje, i një vegimi të përsëritur i saj që shfaqej si Maria, e cila kërkonte ndërtimin e një strehe duke p1%rcaktuar e dhe vendin".

Kjo kishë, në vitin 1967 u rrënua gjatë sulmit të përgjithshëm që regjimi ushtroi mbi kultet fetare. Ajo u rrënua me rropamë, me gjithë vlerat e saj kulturore e artistike. Gjatë shkatarrimit të saj ndodh ngjarja për të cilën flitet edhe sot. Personi që deshi të rrëzojë kumbonën, shpëtoi mrekullisht nga vdekja. Kumbona u rrokullis nga kumbonarja dhe e preku rrëshqitas në kokë, para se të binte copë-copë përdhe, duke lëshuar tingujt e fundit, sikur të donte të paralajmëronte se Zoja e Fjetur, së cilës i kushtohej, do të zgjohej përsëri…

Rindërtimi ose rizgjimi i saj u bë po në të njëjtin vend, më 1996. Gjithashtu më 6 gusht të po këtij viti, kryepeshkopi Anastas  e bekoi, ndërsa liturgjinё e parë e kremtoi At Todi Jovani.                                    

Sot kisha e Shën Mërisë kremton festa të mëdha e të vogla, kryhen pagëzime duke ftuar të gjithë besimtarët me tingujt  e kumbonës së re, e cila jehon në hapësirat e kaltra mahnitëse të Pogradecit.

 

Book your vacations

Adresa

Rruga Kristaq Kacka 18, Pogradec, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose