Natyrë

Plazhi e Pogradecit

Vlerësime 0

Plazhi i Pogradecit ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit, pranë qytetit. Ai është plazhi më i madh liqenor në Shqipëri.

Plazhi i Pogradecit ka një gjatësi prej 8 km, duke filluar nga moli i qytetit e deri në skajin lindor të Tushemishtit. Plazhi i tij është i ndarë në dy pjesë:

•Plazhi i qytetit i cili shtrihet përgjatë shëtitores 1 Maji dhe përbëhet nga rëra e imët. 

•Plazhi i Tushemishtit dhe Drilonit i cili ka rërë më të trashë.

Formimi i Plazhit të Pogradecit lidhet me zvogëlimin e pasqyrës së liqenit (nga fundosja tektonike), që solli zbulimin e depozitimeve ranore të sjella nga përroi që kalon nëpër Pogradec, dhe përrenj të tjerë që derdhen në liqen. Në afërsi të plazhit ndodhet Parku i Drilonit, me një bimësi të harlisur dhe burime karakteristike të cilat derdhen në liqen.

Në plazhin e Pogradecit është ngritur një infrastrukturë e mirë turistike. Në gjatësinë e tij shihen plazhe private dhe publike, shumë të përshtatshme për turizmin familjar, ditor dhe malor. Shumë pranë tij gjenden  hotele bashkohore, vila, restorante, bare si dhe lokale nate. Kuzhina vendëse është tërheqëse me gatimet e koranit dhe belushkën, të njohura edhe jashtë Shqipërisë për shijen e tyre të veçantë. Kjo zonë mbetet nga  më të frekuentuarat, nga pushues vendas dhe të huaj jo vetëm në qytet, por edhe në disa fshatra përreth si: Tushemisht, Buçimas etj.

Book your vacations

Adresa

Deshmoret e Pojskes, Pogradec, Bashkia Pogradec

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose