Natyrë

Fshati Tushemisht

Vlerësime 0

Fshati Tushemisht ndodhet në Buçimas, rreth 45 km nga Pogradeci. Tushemishti së bashku me qytetin e Pogradecit përbëjnë qendrën e turizmit në pjesën shqiptare të bregut, në Liqenin e Ohrit. Në Tushemisht kemi edhe Drilonin, i cili një është një burim ujor natyral i lumit me të njëjtin emër. Driloni është një monument i mrekullueshëm natyror me gjelbërim, ujëra, qetësi dhe bukuri të rrallë.

Në brendësi të fshatit Tushemisht gjenden shtëpi të vjetra dhe kisha e Shën Pandelimonit. Ndër të tjera një atraksion që të le mbresa është edhe shtëpia e “Teto Ollgës”, bashkë me bustin e ndërtuar për nder të aktores, Violeta Manushi. Kjo zonë njihet për bukuritë natyrore, për kulinarinë e shumëllojshme që ofron, ku zonjat e shtëpisë përgatisin zahiret e dimrit si: reçelët, glikotë dhe punimet artizanale, që janë një tjetër mrekulli nga duart e zonjave të zonës.

Plazhi i Tushemishtit është i gjatë dhe i sheshtë. Ai ka tërhequr prej kohësh pushuesit verorë, të cilët qëndrojnë kryesisht në shtëpi private në Tushemisht dhe Drilon. Gjatë gjatësisë së plazhit ndodhen hotele të vogla, restorante dhe plot bare për të akomoduar dhe plotësuar kërkesat e vizitorëve të shumtë, që zgjedhin të pushojnë aty. Ky fshat turistik me shtëpi mikpritëse, mbetet për tu vizituar si një eksperiencë mjaft tërheqëse si për pushuesit vendas dhe ata të huaj.

Book your vacations

Adresa

Tushemisht, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose