Objekte Kulti

Bazilika e Shën Mëhillit

Vlerësime 0

Bazilika e Shën Mëhillit në fshatin Arapaj të Durrësit shpërfaq një pasuri arkeologjike të jashtëzakonshme dhe është një dëshmi e rëndësishme e periudhës bizantine në Shqipëri. E ndërtuar në fillim të shekullit VI, ajo ngrihet në një kodër në faqen perëndimore të fshatit, duke e bërë të dukshme për të gjithë ata që kalojnë në rrugën që lidh jugun e Shqipërisë me rajonin qendror dhe më tej me veriun.

Bazilika ka një madhësi impresionuese, me përmasa 65 metra në gjatësi dhe 28 metra në gjerësi, duke e bërë  bazilikën më të madhe të zbuluar deri më sot në Shqipëri. Monumenti është ndarë në tre nefshe dhe ka tre absida, ndërsa anekset anësore në veri dhe jug shtojnë kompleksitetin arkitektonik. Atriumi me kolonada rrethoban një oborr të brendshëm, duke i dhënë një karakter të veçantë.

Në zemër të bazilikës ndodhet një mozaik polikrom, unik për nga përmasat dhe motivet që paraqet. Figurat antropomorfe dhe zoomorfe shoqërohen me dekor bimor dhe gjeometrik, duke krijuar një vepër arti të rrallë për periudhën bizantine të shekullit VI. Ky mozaik i përkrtë periudhës së sundimit të Perandorit Justinian, duke pasuar stilin dhe teknikën e punimit të asaj kohe.

E veçanta e bazilikës është varri monumental (martirium) që gjendet ngjitur me nefin jugor. Ky varr përbën një kat nëntokësor me mozaik, tregon faza të ndryshme të ndërtimit (shekulli V dhe shekujt XII-XIV) dhe shton kompleksitetin historik të vendit.

Edhe pse u shpall Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1987, bazilika ndodhet në një gjendje të mjerueshme sot.

Top of Form

 

Book your vacations

Adresa

8G24+H6H, Arapaj, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose