Shpella e Lukovës ndodhet 25 km nga qyteti i Sarandës. Plazhi pranë saj, ka emrin e shpellës së Lukovës dhe është një nga perlat e bregdetit Shqiptar. Për të shkuar në këtë plazh, duhet të ndjekim një rrugë gjarpërushe përmes ullinjve. Gjatë udhëtimit, panorama që shfaqet është mahnitëse, e çlodhëse njëkohësisht.
Mali dhe deti duket sikur prej vitesh janë bërë për njëri-tjetrin. Ndërsa plazhi është kaq i bukur dhe me natyrën e egër të pa shkelur, të fton në mrekullinë e tij.
Me ujërat e pastra në ngjyrë smeraldi të krijohet një ndjesi qetësie dhe e bën këtë plazh më atraktiv si për natyralistët edhe për turistët vendas e të huaj.
Adresa
Plazhi i Shpelles, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar