Natyrë

Barriera Koralore e Grykës së Djallit

Vlerësime 0

Barriera koralore e Grykës së Djallit ndodhet në jugperëndim të ishullit të Sazanit, midis tij dhe Karaburunit. Përbën një habitat karakteristik me korale, ndaj edhe është monument natyror që ruhet ende në gjendje të mirë. Ajo njihet për vlerat e saj shkencore, didaktike dhe turistike. Është një habitat koralor me thellësi, rreth 10 m.

Barriera koralore e Grykës së Djallit mbetet një nga atraksionet që tërheqin kryesisht vetëm ata vizitorë të specializuar dhe zhytës, duke shkuar me anije apo varkë nga Vlora për në ishullin e Sazanit. Të gjithë këta eksplorues përjetojnë një aventurë mbresëlënëse, ku poshtë detit i pret një botë tjetër si:  koralet, peshqit, një botë nënujore nga më të pasurat e gjithë bregdetit të Shqipërisë.

Book your vacations

Adresa

Albania,undefined,undefined

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose