Natyrë

Fshati Rradhimë

Vlerësime 0

Fshati Rradhimë ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës, në jug të qytetit të Vlorës. Sipërfaqja që përfshin kufijtë tradicionalë të fshatit është afërsisht 2.000 ha.  Fshati është i vendosur në një kuotë 150 - 180 m mbi nivelin e detit, distanca maksimale veri-jug është rreth 7.5 km ndërsa lindje-perëndim (deri tek buza e detit) është 4.5 km, distanca në vijë ajrore nga qëndra e fshatit deri në buzën e detit është rreth 1.100 m.

Gjetje arkeologjike në varret e zbuluar në majën e Bregut dhe tek shtëpitë e Beqir Mjaltit e Brahim Begotare, si edhe disa gjetje në Mavrenerua dhe Virua tregojnë se Radhima ka qënë një vend-banim i hershëm që datohet minimalisht prej shek.III - II p.e.s. Për herë të parë në një hartë emri Radhimë, gjëndet i hedhur në vitin 1118.

Përmendet për rritjen e derrave, prodhimin e verës dhe të shajakut. Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve, ullirit, vreshtarisë dhe turizmin. Në Radhimë mbizotëron një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë dhe verë të freskët e me plot diell. Radhima ka një bregdet që përfshihet nga Ura e Vrizit deri tek derdhja e lumit të Izvorit dhe kap nje gjatësi prej 7.450 ml, ndërsa perimetri i kufirit tokësor është 15.700 ml.

Book your vacations

Adresa

Radhimë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose