Natyrë

Kepi i Gjuhëzës, Vlorë

Vlerësime 0

Kepi i Gjuhëzës ndodhet në skajin veriperëndimor të Karaburunit, pika më perëndimore e Shqipërisë. Kepi ka 1.1 km (0.68 mi) në det në formën e gjuhës, pra si vetë emri që mbart.

Lartësitë e kepit zbresin gradualisht drejt ujit, ndërsa brigjet jugore formojnë 30 deri në 40 m, shkëmbinj të lartë të thepisur që bien direkt në detin Jon. Kepit i mungon bimësia, ndërsa shkëmbinjtë gëlqerorë, shumë të gërryer nga karsti, janë përhapur në të gjithë zonën.

Në pjesën më të lartë të këtij masivi ndodhen tre maja, ajo e Kores 826 m, e Dafinës 732 m dhe Ilqes 687 m, mbi nivelin e detit. Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht, me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Gjithashtu këtu gjenden plazhi i vogël i Dafinës, bregu i Bitrit dhe shpella e Panaisë. Mbetet për tu vizituar si një ndër destinacionet tërheqëse dhe shumë të bukura, pjesë të Karaburunit.

Book your vacations

Adresa

Kepi i Gjuhezes, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose