Natyrë

Fshati Tragjas

Vlerësime 0

Fshati Tragjas shtrihet në rrëzën e malit të Lungarës i cili e kufizon nga veri-perendimi në jug-lindje, 20 km në jug të qytetit të Vlorës. Gjurmë të vendbanimit të lashtë janë gjetur në kodrën që quhet Qyteza e Sofës, njihen edhe disa tuma ilire. Ky fshat i cili njihej me emrat Tregas, Dragjat, Tregasaj bënte pjesë në qendrat e fortifikuara të gjirit të Vlorës në antikitet dhe lidhej me Orikumin. U popullua në shek.XVl, ku përmendet dhe kalaja e Gjon Boçarit.

Fshati i Tragjasit ka në total rreth 1450 banorë. Banorët e fshatit janë mikpritës e punëtorë, puna e tyre e përditshme lidhet me bujqësinë e blegtorinë. Mësues i parë në shkollën e fshatit ishte Avni Rustemi dhe mësimi bëhej i gjithi në gjuhën shqipe. Ndërtimi i shkollës ka qenë amanet dhe është ndërtuar nga vajza e Jaup Feratit.

Fshati Tragjas i vjetër që ndodhet në një kodër të lartë në perëndim të Tragjasit të sotëm u shkatërrua nga vërshimet osmane të kohës. Mbetet interesant dhe një destinacion i preferuar për turistët, vetëm 5 km larg qendrës së fshatit, një vlerë e vërtetë kulturore e historike për vendin.                                            

Në fshat burojnë dhe burimet e njohura të Tragjasit (Izvori) me rrepet shekullore. Këto burime pasi mblidhen në një rrjedhë krijojnë lumin e Izvorit i cili pas një rruge të shkurtër, rreth 3 km, derdhen në detin Adriatik. Në Tragjas përveç natyrës shumë të bukur gjen edhe histori e kulturë. Varri i bardhë i Alem Mehmetit, është një nga atraksionet e këtij fshati, pasi ai njihej si më i pasuri i fshatit dhe ka qenë anëtar i qeverisë së Ismail Qemalit. Gjithashtu ndodhen dhe shenjat e yllit të Davidit, madje janë shkruar disa lutje në gjuhën arabe.

Book your vacations

Adresa

Tragjas, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose