Natyrë

Fshati Dukat

Vlerësime 0

Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit, në Vlorë. Dukati kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën, e në perëndim laget nga deti Adriatik e ai Jon. Ky fshat piktoresk është i vendosur në këmbët e maleve Paliske e Qore, në një grykë të thellë e të thyer, me përrenj të shumtë. Ai ngelet në shekuj kështjellë e pathyeshme natyrore.

Dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir që në vitin 220 p.e.r. Në Dukat është zbuluar një varrezë ilire. Tuma ndodhet në rrëzë të shpatit lindor të malit Memuç, në gjirin e gadishullit Karaburun. Varret datohen në shek.XI - X p.Kr. bazuar mbi fibulat e zbukuruara duke e cilësuar atë si një nga varrezat më të hershme tumulare të identifikuara.

Në vitin 48 të erës së re Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar e shpatalluar Pompeun. Në maj të vitit 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë. Sipas Mulla Isa Hasko, emri i këtij fshati duhet të ketë prejardhjen nga një monedhë e vjetër dhe me vlerë. Objektet e importuara prej metali tregojnë për marrëdhëniet tregtare me Italinë. Luigi Cardini gjeti shtresa Neolitike në një shtrat përroi në fushën e Dukatit, në afërsi të fshatit.

Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë -Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.

Book your vacations

Adresa

Dukat, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose