Natyrë

Plazhi Pasqyrave

Vlerësime 0

Plazhi i Pasqyrave ndodhet midis Sarandës dhe Ksamilit dhe është një prej plazheve më të lakmuara të bregdetit Jonian. Plazhi merr këtë emër, nga iluzioni që krijohet duke parë reflektimin e diellit mbi ujin e pastër të detit, duke i dhënë atij një efekt magjik, njësoj si të ishte një pasqyrë.
Ai ka një peizazh të mrekullueshëm, i formuar si një gji i izoluar nga formacione shkëmbore të rrethuara me gjelbërim. Bregu është me guralecë të bardhë, ujin bruz të pastër. Aty mund të gjeni çdo shërbim tjetër me qera si: shezllonë, çadra, varka me pedale etj.
Në plazh shkohet me çdo lloj automjeti, sigurisht mund të merrni edhe autobusin që kalon çdo orë midis Sarandës dhe Butrintit. Plazhi i Pasqyrave është vendi ideal për të shijuar qetësinë dhe detin në relaks të plotë. Aty gjendet edhe një restorant që ofron prodhimet e detit, karakteristikë e zonës.Në sezonin e verës, plazhi pasqyrave mbetet një ndër më të frekuentuarit, nga turistë vendas e të huaj. 

Book your vacations

Adresa

Plazhi i Pasqyrave, SH81, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose