Natyrë

Plazhi i Palasës

Vlerësime 0

Plazhi i Palasës ndodhet në Himarë, pasi kalon qafën e Llogarasë dhe zbret pesë kthesat në shpatin e malit. Fshati i Palasës është i vendosur në një prej luginave të shumta që krijohen nga përthyerjet e terrenit, duke qenë kështu i mbrojtur nga erërat. Ndodhet në një largësi prej 1 km (rruga që të çon në fshat) nga rruga kombëtare, e cila vazhdon më tej për në Kondraq-Dhërmi.
Sapo zbret Llogaranë shfaqet  plazhi i Palasës, rreth 2 km i gjatë dhe 100 m i gjerë. Ka një pamje piktoreske, me shkëmbinjtë buzë detit, rërën tipike të bardhë, ujin e kaltër aq sa të lejon të shikosh çdo gjë përtej detit.
Në plazh gjithçka është shumë e organizuar, po kështu edhe shërbimet e plazhit, infrastruktura etj. Aty gjenden bare dhe restorante që ofrojnë gatimet e shijshme, prodhimet e freskëta të detit dhe sigurisht ato tradicionale të zonës. Gjithashtu mund të gjeni çdo shërbim tjetër me qera si: shezllonë, çadra, varka me pedale etj. Mund të akomodoheni në hotelet luksoze apo apartamentet me qera shumë afër plazhit.
Në Palasë mali dhe deti janë një. Ky plazh të ofron mundësi të shumta si: noti, skuba-diving, si dhe lojëra në plazh. Është vendi ideal për të kaluar pushime të paharrueshme dhe kënaqësia që mer me vete, të bën të rikthehesh sërish, sërish.. 

Book your vacations

Adresa

Palasa Beach, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose