Natyrë

Plazhi i Ksamilit

Vlerësime 0

Plazhi i Ksamilit ndodhet në jug të Sarandës rreth 18 km, në dalje të rrugës për në Butrint. Plazhi njihet ndryshe nga vendasit, edhe si Skambil. Në kohën e Qeverisë së Zogut, ishin çamët të ardhur nga fshati Varfanj i Kazasë së Gumenicës Çamëri, të cilët e krijuan dhe u vendosën pikërisht në Prodan, Gjashtë dhe në Varfanj të Delvinës. Plazhi është gjithashtu i famshëm, për vendodhjen më të rëndësishme arkeologjike Shqiptare, të quajtur Butrinti.

Rruga për në Butrint u ndërtua më 1959, me rastin e vizitës së kryeministrit sovjetik Nikita Hrushov.E gjithë vija bregdetare e Ksamilit, është e përthyer dhe e ndërprerë nga “xhepa” plazhesh. Bregu është me rërë të imët e të bardhë, i rrethuar me ishuj të vegjël, me ujin e kaltër dhe të pastër kristal e bëjnë plazhin një mrekulli natyrore. Aty mund të gjeni çdo shërbim tjetër me qera si: shezllonë, çadra, varka me pedale etj.Ishujt janë shpallur monument natyre dhe janë ishuj të vegjël shkëmborë pranë njëri-tjetrit, rreth 7.5-15 m mbi nivelin e detit. Janë të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar të përbërë nga: ilqeja, vërriu, vidhi, dafina, mersina të klasës Qurcio-Ilicis.

 Ndërsa në ujin detar gjallon një faunë e florë mjaft e pasur, ku vlen të veçohet: fanerogami dhe bivalvori.Për ta vizituar merret rruga automobilistike Sarandë-Ksamil dhe deri te ishujt nëpërmjet  lundrimit. Gjithashtu ka një numër hotelesh të vogla dhe shtëpi pritëse mysafir, të cilat pjesa më e madhe e tyre janë të hapura gjatë gjithë vitit. Ai mbetet një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara nga turistët vendas e të huaj.  Të veçantë e bëjnë Ksamilin dhe baret e restorantet përgjatë bregut, të cilët janë të ndërtuar me dru. Prodhimet e detit janë të freskëta dhe me një cilësi mjaft të lartë për shkak të pastërtisë së detit dhe kripëzimit të lartë. Menutë ofrojnë lloje të ndryshme peshku, prodhime deti, midhjen e pamunguar të Butrintit por edhe kuzhinë tradicionale, e cila ofrohet zakonisht në tavernat e vogla dhe restorantet familjare.

Book your vacations

Adresa

Ksamil, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose