Kala

Kalaja e Delvinës

Vlerësime 0

Kalaja e Delvinës është e ndërtuar në një pozicion strategjik që kontrollon Vurgun e Rrëzomën nga perëndimi, Qafën e Muzinës e Luginën e Drinis nga lindja dhe nga anët e tjera rrethohet me dy përrenj.

Kalaja e Delvinës është një monument i trashëgimisë kulturore në Vlorë. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar në maj të vitit 1970. Bazuar në të dhënat historike, në teknikën e ndërtimit, kjo kala fillimet e saj i ka në shek. XI-XII, me një sipërfaqe prej 0.17 ha.

Fortifikimi përbëhej prej kështjellës dhe një muri parapritë në anën perëndimore. Vetë kështjella ka pasur trajtën e një gjysmë elipsi me drejtim perëndim-lindje dhe shfrytëzonte plotësisht mbrojten natyrale të terrenit. Në ekstremin perëndimor ajo mbrohej nga një kullë gjashtëkëndëshe dhe muri zgjatej në anën veriore deri te hyrja e kështjellës. Në jug muri ndjek konturin e greminës.

Muri ballor pëson një thyerje dhe mbrohej prej dy kullave anësore, duke formuar një kompleks mbrojtës. Mbrojtja e përgjithshme e kështjellës paraqet një rast unik për zonën.

Studimet kanë nxjerrë tri faza ndërtimi për kështjellën dhe në të dallohen tri kulla.    

•Kulla e parë ruhet në themel, (ka formë gjysmë elipsi).                                                             

•Kulla e dytë ka formën e një rrethi të çrregullt.        

•Kulla e tretë ka formën e një gjashtëkëndëshi të çrregullt.

Në hyrje krijohen dy koridore paralele, kjo jep mundësinë që të komunikohet midis kështjellës dhe murit parapritës pa dalë jashtë korridorit. Gjithashtu në truallin brenda kështjellës, e zinin rrënoja ndërtesash si p.sh. të një xhamie, të një stere dhe të dy depove nëntokësore, të mbuluara me qemer cilindrik.

Book your vacations

Adresa

Delvinë Castle, SH78, Delvinë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose