Kala

Kalaja e Mbjeshovës

Vlerësime 0

Kalaja e Mbjeshovës ose e quajtur ndryshe dhe "Kalaja e Xhaxhaj" ndodhet pranë fshatit Mbjeshovë, në skajin verior të malit Shpirag. Kodra mbi të cilën është ndërtuar kalaja, në anën jugore, pothuajse në mënyrë paralele shikon malin e Shpiragut.

Ndërsa në anën perëndimore ka faqe më të buta. Fortifikimi antik i vonë i Mbjeshovës, paraqet një nga monumentet më të ruajtura të rajonit. Sipërfaqa e rrethuar e "Kalasë së Mbjeshovës" arrin në 1, 5 - 2 ha.

Kalaja ka formën e një trapezi te çrregullt. Në anën lindore ndodhen 3 kulla dhe një hyrje. Dy anësoret janë gjysëmrrethore ndërsa ajo e mesit ka formë katrore. Kulla tjetër ndodhet në anën perëndimore dhe ka formë katërkëndore por me përmasa më të vogla se kulla katërkëndore e krahut lindor.

Kalaja është e pajisur dhe me tre hyrje të tjera, një në anën veriore dhe dy të tjera në anën jugore.

Tipi I murit rrethues të kullave dhe hyrjeve që konsiderohen tipike të periudhës së vonë antike, kalaja daton në shekujt 4-5 mbas Krishtit.

Book your vacations

Adresa

MRVW+MRM, Berat, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose