Çfarë mund të vizitoni në Pukë?

01 Feb 2024

Puka shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore përgjatë krahut të majtë të Drinit. Sipërfaqja e përgjithshme është mbi 505.86 km² dhe popullsia arrin në 34.000 banorë. Ajo kufizohet në lindje me Urën e Vezirit e Fushën e Dukagjinit, në perëndim në afërsi të grykëderdhjes së Gomsiqes, në jug e ndajnë me Mirditën kreshtat malore si: maja e Runës, Thirra, maja e Roshit, Bjeshkët e Tërbunit etj.

Ekonomia e qytetit të Pukës, është në zhvillim dhe ka potencial për të rritur të ardhurat e tij, në sektorë si: turizmi malor, pyjet natyrore, bimë mjekësore dhe pasuri nëntokësore minerare. Klima është me dimra të ftohtë dhe reshje të shumta. Puka është një zonë e njohur për gjuetinë dhe gjatë sezonit janë me dhjetra gjuetarë që vijnë për të ushtruar pasionin e tyre të gjuetisë në pyjet dhe malet përreth. Një alternarivë tjetër është edhe shëtitja në liqen që realizohet nëpërmjet varkave të vogla në liqenin e Komanit dhe të Fierzes, me gjatësi rreth 98 km.

Puka mbetet një qytet me një histori të pasur, që dëshmohet nga prania e qendrave arkeologjike, kalatë, gjurmët e mureve ilire, shpellat si dhe me një kulturë shpirtërore që shprehet në traditat e zakonet, në këngët e vallet popullore aq të bukura të kësaj treve.

  • Monumente Kulture te Pukës
  1. Kisha e Shën Palit, Pukë
  2. Shkolla Muze "Migjeni"
  3. Shpella e Kaurit, Qeles
  4. Fosilet e Kçirës, Qerret
  5. Peneplena e Gomsiqes, Qerret
  6. Guri i Shenjtë, Pukë
  7. Bungat e Varrezave në Korthpule
  8. Qarret e Varrezave të Shënkollit, Qerret
  9. Mrizi i Ndërlugjeve, Pukë
  10. Mani i Zi
  11. Shkëmbi i Zanave, Pukë
  12. Karsti i Munelles, Pukë
  13. Mejtepi Kabashit, Pukë
  14. Pisha e Shtejzës

Fshatrat e Pukës

Gjegjan - Dom, Gjegjan, Gojan i Vogël, Rras, Kuzhnen, Gojan i Madh, Shkozë, Kimëz, Kalivare, Mesul.  Rrapë - Breg, Rrapë, Kabash, Buhot, Bicaj, Blinisht, Lumzi, Meçe. Qelëz - Qelëz, Bushat, Dushnezë, Midhë, Buzhalë, Dedaj, Levrushk, Ukth, Qerret i Vogël Qerret - Luf, Dush, Karmë, Kçirë, Luf-Plan, Korthpulë, Kaftall, Tejkodër, Gomsiqe, Vrith, Plet.

Book your vacations