Çfarë mund të vizitoni në Delvinë?

23 May 2023 Delvine

Delvina ndodhet 16 km në verilindje të Sarandës, në jug të Shqipërisë. Sipërfaqja e përgjithshme është 183.01 km² dhe popullsia arrin në 7.598 banorë. Qyteti është i ndërtuar në një shpat mali. Burimet kryesore ekonomike të zonës janë: bujqësia, blegtoria dhe vreshtaria. 

Delvina dikur një fshat i vogël, një qendër sanxhaku që në shek.XVI, i jep mirëseardhjen vizitorëve të saj me statujën krenare të një prej figurave më të shquara të kombit, Kryeministrit të parë shqiptar, Sulejman Delvinës.  Pranë detit në verë, por edhe pranë borës në dimër, qyteti është një destinacion i shkëlqyer turistik në çdo periudhë të vitit.

Objektet e Trashëgimisë Kulturore të rëndësisë së veçantë që mund të vizitoni në Delvinë:

  • Historik - Arkeologjik:
  1. Kalaja e Delvinës
  2. Kalaja e Skllapuas
  3. Kalaja Mesjetare e Kalasës
  4. Rrënojat e Fshatit Kamenicë
  5. Rrënojat e Kishës së Kamenicës
  6. Zona e Mbrojtur “Kalaja e Delvinës dhe Komleksi i Xhermëhallës”
  • Trashëgimi Kulturore:
  1. Varret (Varoshi)
  2. Ura e Gurtë e Tatzatit mbi Lumin e Kalasës nën Shkëmbin
  3. Ura Jesir 200 m më poshtë Urës së Tatzatit
  4. Ura e Gurtë e Çines mbi Lumin Kalasë ndërmjet Fshatrave Tatzat – Kalasë dhe Kalldrëmi pranë tij
  5. Ura Jesir ndërmjet Qendrës dhe lagjes “Fshatari”
  6. Ura e Gurit mbi Lumin e Kalasë pranë Mullirit
  • Turizmi i Kulturës, Trashëgimi - Arkitekturë:
  1. Banesa Shtetërore (ish Banesa e Alush Dizdarit)
  2. Banesa e Xhevat dhe Xhaferr Xhangos
  3. Banesa e Shefiko Xhangos
  4. Shkolla e Vjetër Shqipe
  • Burime të tjera Kulturore:
  1. Kompleksi i Xhermahalles (Xhami, Teqe, Tyrbe, Hane, Urë, Cezmë, Hamam dhe Mullinj për bluarjen e grurit)

Objekte kulti si:

  • Turizmi i Kulturës - Fetar:
  1. Manastiri i Kamenosë (2 km larg Delvinës, ndërtuar rreth vitit 630 pas Krishtit)
  2. Kisha e Shën Janit
  3. Tempulli Antik i Dobrit
  4. Xhamia e Gjin Aleksit (në Rusan)

Objekte të tjera me rëndësi kulturore natyrore që mund të vizitohen janë:

  • Park Natyror Rajonal:
  1. Rrëzomë
  • Turizëm i Interesit të Veçantë - Speleologji:
  1. Shpella e Tatzatit
  2. Shpella e Senicës
  • Burime të tjera Natyrore:
  1. Fosilet e Lefterhorit
  2. Karsti i Delvinës
  3. Karsti i Bashajve
  4. Karsti i Gorjanit
  5. Burimi Karstik i Oknos
  6. Rrepet e Rusanit
  7. Rrepet e Delvinës
  8. Pylli i Lefkës
  9. Pylli i Bushecit
  10. Rrapi i Kalasë
  11. Mëlleza e Rezomës
Book your vacations