Shkëmbi i Zanave ndodhet në veri-lindje të fshatit Qerret, në një lartësi 680 m mbi nivelin e detit. Aty ndodhet shpella, mulliri si dhe mrizi po me të njëjtin emër. Brenda saj dëgjohen zhurma karakteristike të ujërave nëntokësor, që me kalimin e shekujve kanë ardhur si gojëdhëna të jehonës së zanave prej nga ka marrë edhe emrin “Mulliri i Zanave”.