Natyrë

Shpella e Kaurit(Murgut), Pukë

Vlerësime 0

Shpella e Kaurit ndodhet në malin e Kollatës duke zbritur në brigjet e Liqenit të Komanit, afër fshatit Lëvrushk. Për sa i përket historisë së saj, ajo është një prej shpellave më të veçanta në Shqipëri. Shpella daton që para lindjes së Krishtit dhe ka pasur si funksion mbrojtjen e malësorëve nga okupatori turk. Ajo është formuar si shpellë karstike në gëlqerorët e trias - jurasit, me gjatësi 250 m, me gjerësi e lartësi 3 m dhe me kaonkrecione të shumta. Ndonëse vetëm 40 minuta larg nga qyteti verior i Pukës, Shpella e Kaurit ishte thuajse e panjohur për banorët e zonës. Në hyrje të saj gjenden shumë gjurmë të krishterimit, si dhe disa prej veglave e enëve prej guri, të përdorura nga banorët e zonës. Të huajt shtangen nga pamja që ofron ky vendstrehim shekullor, por edhe me bukuritë e rralla të natyrës që të shoqërojnë deri në vendin ku ndodhet shpella. Për të mbërritur tek Shpella e Kaurit duhet të udhëtosh fillimisht me makinë dhe më pas me varkat e banorëve të zonës, me të cilat i afrohesh vendit ku gjendet ajo, në buzë të Liqenit të Komanit. Turistët e shumtë që sa e vijnë e shtohen mbeten të befasuar me këtë mrekulli të natyrës. Çdo gjë që shikon brenda shpellës të mahnit. Të duket vetja si në ëndërr.

Book your vacations

Adresa

4V76+9V, Levrushk, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose