Natyrë

Karsti i Munellës, Pukë

Vlerësime 0

Në një lartësi prej 1800 – 1990 metra mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kimez, në komunën Qafë – Mali të rrethit të Pukës, gjendet një peizazh karstik i pasur me gropa, hinka, dhe puse karstike. Kjo zonë formohet nga veprimtaria tretëse e ujërave mbi shkëmbinjtë gëlqerorë të malit të Munellës. Përveç bimësisë drurore, kjo sipërfaqe ka edhe bimësi barishtore dhe livadhe të shumta, që shtrihen në kullotat alpine.

Karsti nëntokësor ende nuk është eksploruar, megjithatë, puset karstike shfaqin praninë e borës edhe gjatë verës së nxehtë. Kjo zonë ka vlera shkencore të larta si gjeomorfologjike, speleologjike, dhe gjeologjike. Përveç kësaj, ofron vlera didaktike, estetiko-turistike dhe ekonomike. Ajo mund të vizitohet duke ndjekur itinerarin Fushë Arrës – Kimez – Mali i Munellës.

Book your vacations

Adresa

Tuç, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose