Fshati Gjashtë është ndërë fshatrat më të rinjë të zonës së Sarandës. Gjashta është krijuar në shekullin e XX rreth viteve 1974-1975. Fshati ndodhet në hyrje dhe dalje të Qytetit të Sarandës në rrugën kryesore Sarandë-Delvinë dhe Sarandë-Vlorë. Edhe pse një fshat I ri, fshati është munduar ti përshtatet mënyrës tradicionale të zonës si fshatrat e tjerë përeth. Edhe këtu fshatarët janë tepër mirëpritës dhe të dashur. Krenarë për traditat e tyre ata mundohen të tregojnë historin e tyre çdo turisti që kalonë nga ato anë. Drejtimin kryesorë të këtijë fshati në ekonomi e përbëjnë drithërat, perimet, agrumet, hardhit dhe luledielli edhe pse me zhvillimet e reja politike mbajtjen më të madhe ekonomike në këtë fshat e bënë emigracioni, kohëve të fundit fshatarët dashamirës e këtijë fshati me mundësit e tyre janë munduar të krijojnë bujtina shpija pritëse dhe të perfeksjonojnë restorantet e zonës. Në krahasim me fshatrat bregdetar të cilët specialitetin e tyre kanë peshkun ose frutat e detit në fshatin gjashtë specialiteti I tyre është gatimi I mishit, sigurisht edhe ky fshat ja vlenë të vizitohet nga turistët për historin e tij.
Adresa
Qafë e Gjashtës, Sarandë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar