Objekte kulti

Fshati Piqeras

Vlerësime 0

Fshati Piqeras, shtrihet në një kodrinë të gjelbëruar, midis detit e malit, dhe ashtu ka mbetur në dymijë-vjeçarin e ekzistencës së vet.  Fshati Piqeras është shumë i bukur, me shtëpi të bardha, dykatëshe prej guri, me çati të kuqe, me dritaret që vështrojnë nga deti, rrethuar me oborre e plantacione të pafundme ullinjsh e agrumesh, që zbresin valë-valë deri në rërën e detit, ku fshihen plazhet e virgjëra të këtij relievi të pazakontë, e bëjnë këtë fshat shumë atraktiv.

Bajroni  e shumë udhëtarë e vizitorë të huaj që “shkelën “ Piqerasin mbeten të mahnitur nga bukuritë e këtij fshati shekullor. Dikur fshati kishte 1200 banorë, ndërsa sot numëron afërsisht 50 të moshuar. Portat e shtëpive, në rrugicat me trëndafila janë të mbyllura për shkak të emigrimit që e ka prekur shumë Shqipërinë

Piqerasi ka qenë fshati më me kulturë i bregdetit, me njerëz të urtë e të mirë. Ata që jetojnë sot në Piqeras, ditën e kalojnë mes kujdesit për trëndafilat dhe të mbjellave të stinës.

Mes malit dhe detit, Piqerasi pret dhe percjell turistë e vizitor nga e gjithë bota.

Adresa

Piqeras, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose