Fshati Gjashtë ndodhet në dalje të Sarandës, në rrugën kryesore Sarandë-Delvinë. Gjashta është ndër fshatrat më të rinj të zonës së Sarandës, i krijuar në shek.XX, rreth viteve 1974-1975. Edhe pse një fshat i ri, i përshtatet mënyrës tradicionale të zonës, si fshatrat e tjerë përreth.
Rolin më të madh në ekonomi, në këtë fshat e bën emigracioni. Kohëve të fundit fshatarët dashamirës të këtij fshati me mundësitë e tyre kanë ndërtuar bujtina, shtëpi pritëse dhe të perfeksionojnë restorantet e zonës. Gjithashtu ekonominë e përbëjnë: drithërat, perimet, agrumet, hardhit dhe luledielli.
Banorët janë tepër mikpritës dhe të dashur. Krenarë për traditat e tyre, ata tregojnë historinë e tyre çdo turisti që kalon, nga këto anë. Në krahasim me fshatrat bregdetar të cilët specialitetin e tyre kanë peshkun ose frutat e detit, në fshatin Gjashtë specialiteti i tyre është gatimi i mishit.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Qafë e Gjashtës, Sarandë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar