Objekte kulti

Fshati Lukovë

Vlerësime 0

Lukova është pjesë e Bashkisë Himarë e gjendet midis Piqerasit dhe Shën Vasilit, shquhet si fshati ku gjelbërimi i pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër të detit Jon e ku klima bregdetare gërshetohet mrekullisht me klimën malore.

I vendosur vetëm 21 km larg qytetit të Sarandës e me një pozitë mjaft të favorshme gjeografike, fshati me kalldrëmin e tij karakteristik, me shtëpitë e tij tipike me muret mbuluar me lule, plot me ullishte e agrume, me florë dhe faunë të pasur detare, të cilat janë vetëm disa nga sekretet që mund të zbuloni në këtë fshat, vërehet si një ndër më karakteristikët e bregdetit shqiptar.

Nga studimet e kryera për origjinën dhe kohën e themelimit të Lukovës, arrihet në përfundim se vendbanimi i sotëm i takon periudhës së mesjetës, ndoshta në shekujt e fundëm të Bizantit. Por mendohet se ky terren ka qenë vendbanim i hershëm i ilirëve qysh në antikitet.

Veshja tradicionale e burrave deri në fillimin e shekullit të XX-të, ka qenë fustanella. Ndërsa veshja tradicionale e grave të Lukovës është e njëjtë me atë të të gjithë fshatrave të bregut. Lidhur me muzikën, sikundër ajo e fshatrave të tjerë të kësaj krahine është polifonia ajo që e karakterizon. Me interes të veçantë janë ritet, si ato të dasmave, festave etj. 

Fshati shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallësh, në një lartësi prej 150 m nga bregu i detit dhe në bregdetin e saj të gjerë strehon një numër të madh plazhesh të përmasave të ndryshme. Duke filluar që nga plazhet e vogla me një atmosferë intime deri tek plazhet popullore  të mirënjohura tanimë për pushuesit, si plazhi i Shpellave, ai i Bunecit e të tjerë

 

Adresa

Lukovë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose