Objekte kulti

Qyteti i Himarës

Vlerësime 0

Qyteti i Himarës shtrihet midis Vunoit në verilindje e Porto Palermos në jug, detit Jon në perëndim dhe maleve në anën lindore. Ai përngjan me një amfiteatër kur e sheh nga larg. Qyteti  si një nga destinacionet kryesore verore në vend, është gjithashtu shtëpia e një pjese të konsiderueshme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Qyteti mbart një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone dhe që ruan doket e kësaj zone që nga kohët e hershme. Dallohet sidomos për këngët e vajet me shumë zëra (polifonike), për vallet e shtruara dhe veshjet tradicionale në raste gëzimesh. I rrethuar nga kanione, qyteti i vjetër i Himarës është ndërtuar mbi një kodër që ndodhet rreth 1 km larg bregut të Jonit.

Kalaja e Himares është e periudhës mesjetare e përmban rrënoja të cilat dëshmojnë për një prani të pandërprerë të banorëve vendas iliro-shqiptarë për më shumë se 3500 vjet. Ajo qëndron në shkëmbin e Barbakës dhe konsiderohet si një nga kështjellat më të bukura të jugut. Shkëmbi ngrihet për 240 metra mbi qytet në malet e Vetëtimës. Në lindje, fshati Pilur shton bukurinë e peisazhit me pyjet e dushkut. Së fundmi, në jug vihet re panorama e mrekullueshme e plazhit të Livadhit.

Në antikitet qyteti njihej me emrin Chimera. Përmendja e parë e Himarës diktohet në shek. I nga autori romak Plini. I rrethuar me mure gjigante dhe i ndërtuar mbi blloqe guri, fortifikimi i Himarës rifilloi jetën në shekullin e 8-të p.e.s. Ndërsa është restauruar në kohë të ndryshme, rindërtimi i tij më domethënës ndodhi gjatë shekullit të 6-të, nën sundimin e Justinianit, perandorit të Perandorisë Bizantine. Disa rezidenca historike ekzistojnë ende brenda fortifikimit, përveç disa kishave të epokës bizantine. Me shndërrimin e kalasë në qendër të peshkopatës së Himarës gjatë shekullit të 8-të, brenda dhe jashtë saj u ndërtuan shumë kisha, disa prej të cilave qëndrojnë edhe sot e kësaj dite. Më e famshmja është Kisha Episkopale, ku në njërën nga portat e saj shfaqet një skulpturë e bukur e simbolit shqiptar të shqiponjës dykrenore. Në atë kohë, ky ishte simboli i Kastriotëve dhe Myzakajve, familjeve që zotëronin tokën gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 14-të. Kjo kishë e veçantë është ndërtuar mbi atë që dikur ka qënë faltorja e Apollonit të Ilirisë! Përveç kësaj, Kisha e Shenjtorëve Sergius dhe Bacchus, e ndërtuar në shek. e XI është gjithashtu një nga atraksionet më të bukura të kështjellës së Himarës.

Himara tashmë është një destinacion turistik shumë i dashur e i frekuentuar nga pjesa më e madhe e turistëve të huaj që kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri, aty gjen të gjitha shërbimet e dëshiruara për një verim sa më të këndshëm.

Book your vacations

Adresa

Himarë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose