Objekte Kulti

Fshati Dhërmi

Vlerësime 0

Fshati Dhërmi shtrihet  përgjatë rrugës që vjen nga Palasa për në Himarë. Fshati ngrihet në një shpatë mali, në terren të thyer e pothuajse të gjitha shtëpitë e tij kanë një formë karekteristike.

Fshati i vjetër mbart vlera historike gjë që e tregon edhe arkitektura e ndërtimit që shihet më së shumti te kullat 300-vjeçare e Kapedan Koçanit apo kulla e  Kumijve, edhe kalldrëmet treqind vjeçare që shtrihen në rrugët e tij. Po ashtu është i rrethuar me shumë objekte kuti si: Kisha e Shën Stefanit, me histori 1200-vjeçare, Kisha 900 vjeçare e Shën Mërisë mbi fshatin e vjetër; Kisha 300 vjeçare e Shën Theodhosit etj...

Dhërmiu ka karakteristikën të zerë vendin e parë në botë për nga kishat e ndërtuara në të, për frymë të popullsisë. Në vitet 90-të, kishte 36 kisha, ndërsa sot numërohen 46 kisha.

Nga fshati, në zbritjen drejt bregdetit, shfaqet  plazhi i madh i mrekullueshëm i Dhërmiut. Deti i pastër dhe gjelbërimi perreth janë unik. Eksploruesit  e botës nënujore shfaqen të shumtë aty ku thellësia joniane është karakteristike, e me shumë shpella përreth. Shkëmbinjtë që mbyllin plazhet e vogla të Dhërmiut, janë labirinte të vërteta natyrore me gjithmonë diçka për të zbuluar. 

I mbrojtur në veri nga gadishulli i Karaburunit, fshati është një destinacion turistik i famshëm si në periudhën e dimrit edhe në atë të verës. Kjo tërheq shumë vizitorë të huaj e vendas duke e cilësuar Dhërmiun si një nga vendet më të bukura e më interesantë në jug të Shqipërisë, një nga perlat e bregdetit Jonian.

Book your vacations

Adresa

Dhërmi, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose