Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës.
Saranda është pa dyshim, kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare dhe në muajt e verës duket sikur gjysma e Tiranës zhvendoset në Sarandë, për të shijuar plazhin e bukur dhe jetën e ngarkuar të natës. Përgjatë shëtitores së saj të mbushur me njerëz , mund të takoni nacionalitete të ndryshme. Ai që dikur ishte një fshat peshkimi i përgjumur, tani është një qytet i lulëzuar dhe shumë i larmishëm. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, Saranda ka ndryshuar shumë pamjen e saj, por qyteti nuk e ka humbur bukurin e tij.
Ka kaq shumë gjëra të mrekullueshme për të bërë në Sarandë. Moti me diell, plazhet me rërë, historit interesante dhe shumë atraksionet e shumta bëjnë që të mos ketë asnjë mënyrë që të mërziteni atje.
Adresa
Sarandë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar