Objekte kulti

Fshati Sasaj

Vlerësime 0

Sasaj ndodhet në Bregdetin e jugut,  midis fshatit Lukovë dhe fshatit Piqeras. Sasaj është një fshat i vogël dhe me shtëpi karakteristike të zonës.

Fshati Sasaj, është i mbushur, me një shumëllojshmëri pemësh frutore. Çdo shtëpi mund të ketë disa pem, të llojeve të ndryshme. Fshati Sasaj është i pozicionuar në nje kodrin prane bregut dhe pre andej  mund të shihet plazhi i Bunecit dhe deti i shtrirë në një hapësirë të pafundme. Mund të themi se është një fshat shumë i bukur, ashtu siç ndodh  natyrshëm me shumicën e fshatrave të Bregdetit.

Plazhi , uji dhe burimet, por dhe pylli, i jep fshatit Sasaj një bukuri, që të qetëson pa fund. Banorët e fshatit në përgjithësi jetojnë në emigrim, kryesisht në Greqi.  Në qëndër të fshtatit, ekziston dhe një xhami, që duket se është ndërtuar në një perjudhë të vonë, por që e cila duket se nuk ka besimtar, që të praktikojnë besimin mysliman. Në fshatin Sasaj, një zonë e tërë mban emrin Shën Marina, gjë që në asnjë fshat tjetër të bregdetit nuk gjendet një zonë, që të mbajë këtë emër. Veç rrugës kryesore të asfaltuar, që shkon në fshat, ekziston dhe një rrugicë me kalldrëme, që e lidh fshatin me rrugën nacionale, e ndërtuar qysh prej kohës së Italianëve. Sot kjo rrugicë është në gjendje të pamirëmbajtur.

Fshati Sasaj është me të vërtet një nga fshatrat  e bukur bregdetar,  që është i mbushur me bukuri natyrore dhe me të mirat e bukurisë shpirtërore të banorëve mikpritës.

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose