Shpella e Shën Marinës ndodhet në qafën e Bogazit, në malin e Milesë në jug-lindje të tij. Shpella është një monument i trashëgimisë kulturore të Finiqit, i llojit "Arkitekturë", miratuar në janar të vitit 1973. Tipologjia e saj është kishë, e ndërtuar në shek.XVIII.
Ajo u zbulua nga misioni arkeologjik italian në vitin 1930. Gjatë gërmimeve të para të kryera në shpellë nga arkeologu L.Kardini në vitin 1939, i përkisnin dy periudhave të ndryshme. Vegla prej guri stralli që i përkisnin epokës paleolitike si dhe copa qeramike të kohëve më të vona. Shpella është me gjerësi 3.50 m, me lartësi 6 m dhe thellësi 7 m.
Kjo shpellë mbetet për tu vizituar nga besimtarët apo turistët kureshtarë për vetë historinë e saj shumë vjeçare gjithashtu edhe të ikonave të Shenjtorit, që ndodhen në të majtë të shkëmbit. Përfaqësues të Kishës Ortodokse mundësuan shkallët e drunjta, për aksesin e plotë të saj.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Finiq, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar