Shpella e Pëllumbave ndodhet pranë Ksamilit në jug të Shqipërisë. Me një plazh të vogël, i shtrydhur mes shkëmbinjve të bregdetit të Jonit, pikërisht pranë plazhit të Pasqyrave.
Shpella e Pëllumbave është vërtet interesante dhe sipas legjendave besohet se dikur ka qënë strehë për piratët, si edhe për udhëtarët që në antikitetin e lashtë. Ajo duket jashtëzakonisht e bukur. Peisazhi i saj mahnitës, me rërën e bardhë dhe ujin e pastër kristal të krijon mbresa të bukura që çdo vizitor i mbart për shumë kohë në memorien e tij.
Edhe pse është vetëm një plazh i vogël ai frekuentohet shumë gjatë sezonit veror nga turistët. Pranë tij gjenden edhe shërbimet e nevojshme për vizitorët.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Shpella e Pëllumbave, Rruga: Sarande-Butrint Sarande, 9701, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar