Plazhi i Rozafës ndodhet ndërmjet Palasës dhe Dhërmiut. Ky plazh është me të vërtetë një terapi për syrin dhe mendjen. Me ujë të pastër e të kaltër, me gurë të bardhë që shkëlqejnë nga dielli, e me një pamje fantastike përreth.
Në këtë plazh ka kushte të shkëlqyera për të apasionuarit e sportit të zhytjes. Është një parajsë ujore edhe për shkak të gurëve relativisht të mprehtë.
Plazhi i Rozafës mbetet një destinacion interesant për të rinjtë që preferojnë jetën e natës, shumë pranë tij ndodhen bare e restorante, që ofrojnë muzikë deri në orët e para të mëngjesit.