Në rrugën nga Himara në Sarandë, pikërisht në Shën Vasil, rrëzë një kodre të madhe pranë Manastirit të Krorzës, në krahë të shtegut ndodhet një plazh i vogël shumë i bukur me pllaka guri, që vendasit quajnë plazhi Plakotos i Shën Vasilit. E quajnë Plakoto e Shën Vasilit, pasi mbi të ngrihet si një kurorë fshati Shën Vasil.
Plazhi është pothuaj i pashkelur dhe mund të vizitohet vetëm me mjet lundrues nga deti nëse nuk jeni alpinistë të apasionuar, pasi terreni është shkëmbor dhe pothuajse i pa mundur për tu aritur në këmbë. Aty nuk ka asnjë facilitet.
Adresa
XW2H+98, Shën Vasil, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar