Plazhi me Shpella ndodhet midis plazheve të Jalit dhe Gjipesë. Ky plazh i ndodhur mes maleve me gjelbërim dhe i rrethuar me shkëmbinj, ka tablonë më të bukur që ka krijuar natyra.
Ai ka një vijë bregdetare fantastike, me guralecë të bardhë, me ujin kristal dhe pjesën nënujore pak shkëmbore. Ai është një plazh i pa shkelur nga vizitorët, gjë qe bën edhe më tërheqës për grupet e udhëtarëve që janë të apasionuar pas ecjes në natyrë dhe eksploruesit e botës ujore.
Rreth 500m larg tij ndodhet Gjiri I Gjipese. Gjithashtu dhe një atraksion tjetër që mbetet për tu vizituar pranë tij është Shpella e Ëndrrave.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
4MFG+WQ8, Jala, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar