Natyrë

Plazhi i Livadhit

Vlerësime 0

Në të hyrë të Himarës nga rruga që vjen nga Vunoi, në krahun e majtë të saj gjarpëron rruga që ju çon drejt e në plazhin e mrekullueshëm të Livadhit. Livadhi është një lagje e Himarës, me shtrirje në veri të Spilesë dhe poshtë Kalasë së Himarës.
 
Ky plazh që është pak i fshehur nga rruga, ka shumë gjelbërim përreth dhe një breg me gurë të bardhë, të cilat tërheqin çdo vit vizitorë të shumtë, sidomos të huaj.
 
Ai ofron një qetësi jo të zakontë, gjë e cila është një nga kriteret kryesore që kanë pushuesit, dhe sidomos familjarët në përzgjedhjen e distinacioneve turistike gjatë sezonit veror.
Vendi është i përshtatshëm për tu larë në thellësi dhe për hedhje nga shkëmbinjtë.
 
Në plazhin e Livadhit gjeni të gjitha shërbimet e nevojshme për pushime relaksuese, me një larmishmëri hotelesh, lokalesh, restorantesh të çdo lloj portofoli. Ai është i përshtatshëm për çdo tipologji turistësh vendas e të huaj.
 
Po në veçanti vizitorët e huaj duket sikur janë magjepsur nga ky plazh për shkak të ujit të pastër dhe mundësisë që natyra aty jep për të eksploruar.
Book your vacations

Adresa

Livadi Beach, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose