Natyrë

Plazhi Ksamil 9

Vlerësime 0

Plazhi Ksamil 9 shtrihet në Ksamil, fare pranë qendrës shumë të rëndësishme arkeologjike Butrintit, në Sarandë. Sipërfaqja e bregut është me rërë të bardhë të imët dhe në pika të ndryshme gjendet edhe gurë nën ujë. Plazhi është rreth 100 m i gjatë dhe deri në 25 m i gjerë.

Deti blu i thellë, me ujin e pastër kristal të fton në magjinë e tij dhe ndjesia që të krijon është e paharrueshme. Githashtu adhurusit e hedhjeve me stil, mund të përdorin skelat, të cilat nuk mungojnë në plazh.

Plazhi është lehtësisht i arritshëm me automjet dhe mund të parkoni buzë tij. Restorantet dhe baret janë të vendosura pranë plazhit gjithashtu mund edhe të akomodoheni në apartamente e hotele në afërsi të tij. Aty mund të gjeni çdo shërbim tjetër me qera si: shezllonë, çadra, varka me pedale etj.  

Ky plazh paraqitet si një ndër plazhet më të bukura të Ksamilit dhe gjatë stinës së verës vizitohet nga turistë të shumtë në numër, si vendas dhe të huaj.

 

                                                                                                                     

Book your vacations

Adresa

QX9X+4CV, Ksamil, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose