Natyrë

Plazhi Jalë

Vlerësime 0

Plazhi i Jalit ndodhet pak minuta larg nga fshati Vuno, dhe është një nga vendet më të bukura dhe më të veçanta si për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit. Ajo mund të krahasohet si një parajsë natyrore e vizatuar si me dorë, një nga atraksionet kryesore të të gjithë krahinës, falë peisazhit mahnitës, plazheve të pastra me rërë të bardhë dhe ujërave të kristalta.

Plazhi i Jalës është një destinacion krejtësisht ndryshe. Deti Jon në këtë plazh sjell ngjyrat e papërsëritshme të ujit, si bluja e thellë, jeshilja smerald, portokallia e ndezur në perëndim, te cilat janë një spektakël i vërtetë në këtë peizazh tipik mesdhetar.

Ai është i strukur thellë mes kodrinave me ullinj, shtëpive të bukura të Vunoit mbi kokë, gjelbërimit e përhershëm të shkurreve dhe mes rrethimin me shkëmbinj të lartë që krijojnë gjire të vogla dhe të mahnitshme.

Jala ka një plazh të mrekullueshëm me të gjitha lehtësitë e nevojshme. Përdorimi i makinës është një ide e shkëlqyer e cila ju jep shumë fleksibilitet për të zbuluar më shumë nga riviera e bukur shqiptare. Ka edhe autobusë që kalojnë përgjatë rrugës kryesore, por më pas do t'ju duhet të ecni një rrugë të gjatë për rreth 5 km për të arritur në plazh.

Plazhi i Jalës frekuentohet më së shumti nga të rinjtë. Ky plazh i mrekullueshëm dhe të ofron të gjitha lehtësitë e nevojshme, si shumë bare e restorante përreth. Ai është zgjedhur nga të gjithë adhuruesit e natyrës e të aventurës, si një vend i përshtatshëm për kampingje. Sot aty janë ngritur pjesa më e madhe e kampingjeve të bregdetit.  

Bukuria e gjirit do t’ju bëjë për vete që lart në kodër, vend i cili i bën të gjithë të ndalojnë për të shkrepur foto. Kjo është edhe arsyeja se pse në internet fotot më popullore të Jalit, janë pikërisht ato të gjirit nga maja e kodrës.

Megjithatë, forca e bukurisë së gjirit ka rolin e magnetit, ajo vetëm tërheq dhe do ju bëj që të ktheheni këtu vit pas viti, pa shpëtim.

.

 

Book your vacations

Adresa

Jale Beach, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose