Natyrë

Plazhi i Pulëbardhës

Vlerësime 0

Plazhi i Pulëbardhës ndodhet gati 12 km larg nga  Saranda, përgjatë rrugës së zonës arkeologjike Butrintit dhe shumë afër  Ksamilit. Është quajtur kështu nga simboli i pulëbardhës, që kohë më parë ishte më shumë e pranishme në territoret e këtij plazhi.

Plazhi është një gji i vogël detar, një oaz i mahnitshëm, i pa shkelur dhe me një pamje piktoreske në fundin e një kodrine. Është i rrethuar nga një peisazh shkëmbor dhe nga gjelbërimi. Bregu është me guralecë të bardhë, me ujin e kaltër dhe të pastër kristal.

Në plazh shkohet me çdo lloj automjeti, sigurisht mund të merrni edhe autobusin që kalon çdo orë. Plazhi Pulëbardha është vendi ideal për të shijuar qetësinë dhe detin në relaks të plotë. Aty gjendet edhe një restorant i vogël mbi shkëmbinj, që shërben fruta deti, peshk të freskët dhe sigurisht ushqimet tipike të zonës. Nga larg mund të shihni edhe Kalanë e Lëkursit.

Book your vacations

Adresa

Albania, Butrint National Park, Ksamil, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose