Plazhi i Potamit ndodhet në jug të Himarës, shumë pranë qendrës së qytetit. Ai gjendet në mes të shkëmbinjve, që zbresin pjerrtas mbi det. Shkëlqimi që mer deti nga rrezet e diellit, duket si gjerdan xhevahirësh që e mban në qafë natyra e bukur e bregdetit të Himarës.
Plazhi është një vend tepër interesant, një alternativë e mirë për të gjithë turistët që kanë dëshirë t’i kalojnë pushimet në jugun e Shqipërisë. Potami të krijon mundësinë të shijosh detin gjatë ditës dhe shëtitjet e mbrëmjes në lokalet dhe restorantet me ushqim të mirë tradicional e jo vetëm.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Potam Beach, SH8, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar