Natyrë

Plazhi i Llamanit

Vlerësime 0

Si një oaz i vogël i gjelbëruar me një plazh të mrekullueshëm,  rreth 5 km në të dalë të qytetit të Himarës duke shkuar në Porto Palermo ndodhet gjiri i Llamanit. Bregu i plazhit është me guralecë të vegjël, ka një gjatësi prej 200 m dhe gjerësi gati 40 metra.

Për shkak të burimeve nënujore uji në bregun e tij është shumë i ftohtë, ndërsa po të largohesh disa metra nga ai, temperatura e ujit fillon të ndryshojë dhe të rritet.

Plazhi i Llamanit mbetet nga më të preferuarit në Himarë për shkak se është larg zhurmës së qytetit. Ky destinacion është vendi ideal për të rinjtë, me plot festa, dhe argëtime të ndyshme si psh: shëtitje me mjete lundruese etj.

Book your vacations

Adresa

Llamani Beach, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose