Natyrë

Plazhi i Krorëzës

Vlerësime 0

Plazhi I Krorëzës ndahet në dy pjesë nga disa shkëmbinj të vegjël.  Ai kufizohet me plazhin “Shpella e Lukovës” në veri dhe “Gjirin e Kakomes” në jug.

Plazhi është një ndër xhevahirët e Rivierës Shqiptare, me të cilin do të bini “në dashuri me shikim të parë” sapo ta vizitoni. Ai është ende i pashfrytëzuar nga turistët dhe vizitorët, dhe të ofron një mrekulli që vetë natyra ia ka falur. Zona më e afërt e vendbanimit me plazhin e Krorëzës është fshati i Shën Vasilit, banorët e të cilit nëpërmjet lokaleve të tyre shfaqin me krenari peisazhet natyrore që ofron bregdeti i tij.

Për të shkuar në Krorëz nga rruga tokësore, duhet vetëm të ndiqet drejtimi me orientim nga jugu. Shtegu për të ecur ka vështirësi por për vetë adrenalinën që të krijon nuk duhet lënë pa e provuar. Ndërsa nga deti kalohet nëpërmjet plazhit të “Shpellës së Lukovës”.

Panorama e gjithë kësaj vije bregdetare është fantastike. Aty shihen me dhjetëra gjire të vegjël, plazhe me mermer të bardhë natyror dhe atraksioni për tu ndalur në gjithsecilin prej tyre është e madhe.

Book your vacations

Adresa

Krorëza Beach, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose