Plazhi i Filikurit është një gji i vogël, i rrethuar nga shkëmbinj të lartë i cili ndodhet midis plazhit të Potamit dhe Llamanit.
Vendi ynë ka gjire, plazhe, shpella unike dhe të fshehta, tek të cilat mund të bësh pushime dhe te shijosh shoqërinë e detit dhe të natyrës, si për tu larguar nga rutina e pushimeve të gjata.
Një ndjesi të tillë ta jep plazhi i Filikurit, për të gjithë ata pushues që nuk i pëlqen zhurma e plazheve të mbipopulluara.
Në këtë plazh mund të shkohet shumë lehtë me varkë, gjë që e bën akoma më tërheqëse shijimin e detit unik të Rivierës Shqiptare. Vitet e fundit në plazhet e jugut janë vendosur një numër varkash të vogla, të cilat shërbejnë për transport, kundrejt një pagese modeste. Në gjirin e vogël të plazhit të Filikurit, duket sikur mund të bëheni njësh me natyrën, prandaj mos e lini pa e vizituar këtë mrekulli, me një pamje aq mbresëlënëse.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
3QP2+9M9, Himarë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar