Natyrë

Plazhi i Bunecit

Vlerësime 0

Plazhi i Bunecit shtrihet mes Borshit e Lukovës, i vendosur në dy krahët e përroit të Lapardhasë. Ai ka formën e harkut, me një gjatësi të vijës së bregut 2000 m dhe në dy krahët e pistës së betontë ankoroheshin dikur anijet ushtarake ndërsa tani varkat e peshkatarëve.

Plazhi është i mbrojtur nga erërat, ku një pjesë e tyre ndërthuren me akullsinë e ujërave të malit që zbresin përgjatë përroit e derdhen në det. Në deltën e përroit uji është i ëmbël.
Klima e detit dhe aroma e malit, janë një mjedis i shëndetshëm po të shtosh këtu edhe ushqimin e pasur me prodhime perime e fruta të kopshteve të banorëve të zonës, vajin e ullirit, prodhimet e detit që zbresin nga varkat e peshkatarëve.

Buneci është një vend i qetë, bregu i tij është me guralecë të bardhë dhe ndahet nga një përrua i cili zbret nga malet e larta. Perëndimi i këtij plazhi duket i mrekullueshëm, kryesisht preferohet nga familjarë dhe për ata pushues të cilët kërkojnë pak rehati pasi përveç pak hoteleve, nuk ka
zhurma nga klubet e natës.

Plazhi i Bunecit është një margaritar i bregdetit të jugut, me natyrën e paprekur, ujin e kristaltë të Jonit, plazhet e arta, florën dhe faunën e pasur detare.

Book your vacations

Adresa

Buneci Beach, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose