Natyrë

Plazhi Dhërmi

Vlerësime 0

Plazhi i Dhërmiut ndodhet poshtë fshatit me të njëjtin emër. Ai është një nga plazhet me në zë të bregut jonian si për veçoritë e ujit aty, me plot burime e shpella ujore përreth, gjithashtu edhe nga shtrirja e sipërfaqja e madhe jo e zakontë që ka.

Plazhi i Dhërmiut është një ndër zonat më të frekuentuarara vitet e fundit, ai paraqitet si një nga qëndrat kryesore të aktiviteteve artistike për argëtimin të familjarëve e të  rinjve veçanërisht përgjatë periudhës së verës. Bregdeti i pastër, klima e butë dhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në Dhërmi. Aty gjeni çdo shërbim të nevojshëm për argëtime nga më të ndryshmet, si guida turistike e shëtitje me mjete detare, sporte ujore etj.., si dhe restorante të çdo lloji, bare e lokale të ndryshme.

 Dhërmiu është i famshëm edhe për spektaklin që ofronjë shpesh perëndimet e diellit në det përvec shijimit të rrezeve gjatë ditës. Karakteristike është zhurma e guralecve që shtyhen lehtas nga valët e ujit është si një muzikë e ëmbël sfondi për plazhin e Dhërmiut. Ndërthurja midis malit, gjelbërimit, detit me misteret e rivierës që e rrethon japin një kënaqësia të tillë për vizitorët, që shpesh i kalon limitet e imagjinatës.

Book your vacations

Adresa

Dhërmi, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose