Natyrë

Plazhi Bora Bora

Vlerësime 0

Plazhi Bora Bora shtrihet në larminë e plazheve të mrekullueshme, të Ksamilit. Ky plazh e merr emrin nga rëra e bardhë si bora që ka në breg, duke u karakterizuar kështu si një ndër plazhet më autentik në llojin e tij. Sipërfaqja kryesore është me rërë, por ka edhe shumë kalata të vogla
betoni. Plazhi është rreth 100 m i gjatë dhe deri në 25 metra e gjerë.

Duke parë magjinë e bregut, futja në ujë të krijon një sensacion të veçantë. Deti të fton në kaltërsinë, në freskinë e tij. Githashtu adhurusit e hedhjeve me stil, mund të përdorin skelat, të cilat nuk mungojnë në plazh. Plazhi është lehtësisht i arritshëm me automjet, në largësinë prej 50 m.

Restorantet dhe baret janë të vendosura pranë plazhit gjithashtu mund edhe të akomodoheni në apartamente e hotele në afërsi të tij. Aty mund të gjeni çdo shërbim tjetër me qera si: shezllonë, çadra, varka me pedale etj.
Ky plazh mbetet destinacioni i pushimeve për shumë turistëve vendas e të huaj, duke marë me
vete mbresa të paharrueshme, të cilat të bëjnë për tu rikthyer sërish sërish..

Book your vacations

Adresa

QXCX+F9P, Ksamil, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose